I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes dhe se ai do të bëhet. Lajçak ka thënë po ashtu se nuk do të kishte marrëveshje fare nëse Kosova nuk do të pajtohej për krijimin e Asociacionit dhe në të njëjtën kohë, Serbia të mos pranonte anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Nëse Prishtina thotë se nuk e duam Asociacionin, dhe Beogradi thotë se nuk dëshiron pranimin e Kosovës në OKB, atëherë, ne nuk do të kishim një marrëveshje”, shpjegon Lajçak në një intervistë për mediat serbe.
“Është bërë një çështje kyçe dhe është bërë e qartë për të gjithë se nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje dhe nuk ka normalizim.” tha i dërguari i posaçëm i BE për dialogun.
Duke komentuar deklaratën e Gabriel Escobar, i cili tha se nëse kjo qeveri nuk do, do të kërkojmë partnerë të rinj, Lajçak thotë se ata nuk zgjedhin partnerë, por kërkojnë partnerë për të përmbushur të gjitha obligimet nga bisedimet e mëparshme.
“Këtë punë kam tre vjet që e bëj dhe tre vjet kam dëgjuar në Serbi që e mbështes Kosovën, dhe në Kosovë e mbështes Serbinë. Kjo tregon se jam neutral dhe misioni dhe personaliteti im është i tillë që dua të ndihmoni dhe zgjidhni problemin, jo për të ndihmuar dikë kundër dikujt”, tha Lajçak, duke iu përgjigjur pyetjes nëse “pesëshja e madhe” i solli ultimatum Beogradit.
Ai tregon se BE-ja nuk e përdor fjalën ultimatum, por se janë diskutuar alternativat.
Lajçak vjen nga një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Deri në vitin 2020, ai ka mbrojtur qëndrimin se Kosova është pjesë integrale e Serbisë sipas ligjit ndërkombëtar. I pyetur nëse Kosova është e pavarur për të, Lajçak përgjigjet se ka më shumë se 20 vjet që merret me këtë fushë dhe sheh se sa njerëz duan të bëhen pjesë e BE-së, por, siç thotë ai, e sheh edhe të kaluarën. pengon përparimin drejt së ardhmes