Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i lumtur që ka ardhur në Prishtinë dhe jo për t’u marrë me kriza.
Ai ka thënë se që nga qershori kanë qenë në krizë të vazhdueshme duke vendosur vazhdimisht afate.
Lajçaku ka thënë se duhet të investojnë kohën në diskutime dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse ka ardhur në Kosovë.
Ka thënë se duhet të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm në proces.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe jemi duke punuar për takimet në nivel të lartë brenda pak javësh. Nuk kemi kohë për të humbur. Gjithashtu kemi folur edhe për situatën në veri. Po ashtu edhe për çështjen e energjisë”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se nuk mund ta japë afate se kur mund të arrihet marrëveshja mes dy vendeve dhe se kjo varet nga angazhimi dhe puna e Kosovës dhe Serbisë.