Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet por në koordinim me aleatët

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi u shpreh se ura kryesori mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët.

Ai tha se fokus i takimit ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha datë për një gjë të tillë.

Lajçak e cilësoi si urgjente zhbllokimin e implementimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *