Lajla Përnaska prezanton pikat e programit për Tiranën Sociale: Të moshuarit duhet të kenë një vëmendje të shtuar

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Lajla Përnaska zhvilloi një takim me të moshuarit, ku diskutoi më shumë rreth pikave të programit të saj për Tiranën Sociale. Ajo u shpreh: “Sipas statistikave deri në vitin 2030 ne do të kemi 30 të moshuar për 100 banorë. Një shifër që tregon se kjo popullatë gjithmonë e në rritje duhet të ketë një vëmendje të shtuar.”

Dhe vazhdoi diskutimin edhe çështjet e tjera më poshtë.

-Ngritja e një modeli standart bashkëkohor për qendrat rezidenciale

-Ngritja e një programi me shërbime multidisiplinare për të gjithë këtë grupmoshë që janë në banesat e tyre, por që kanë nevojë për monitorim

– Të bëhet organizimi i qendrave komunitare për këtë grup-moshë, të modelit “Shtëpia e dytë”, me iniciativa të bashkëpunimit Bashki-Biznes- Shoqëri civile-Donatorë.

– Përgatitja e kritereve për qendra ditore dhe residenciale.

– Kartë transporti falas, për grupmoshën mbi 65 vjeç.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *