Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku dy të moshuar shtetasit Lame Kalliri 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri 81 vjeçe janë gjetur në banesën e tyre pa shenja jete. Dyshohet se çifti i të moshuarve janë asfiksuar nga gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.