Bie zjarr në spitalin e Fierit, ende nuk dihen shkaqet.
Mësohet se pacientët e personelit kanë dalë jashtë të tmerruar. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.