Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku është gjetur i pajetë trupi i një personi. Ngjarja u regjistrua në zonën e plazhit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.