Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar paraditen e sotme në “selinë blu”, për t’u takuar me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite, por kujtojmë që ata janë tanimë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të “14 Majit”.
Deri më tani, Meta dhe Berisha kanë qenë të ndarë në fushatën e cila ka nisur intensivisht edhe pse jo zyrtarisht.
Kandidadët e “Foltores” po prezantohen krah kreu-t të Partisë së Lirisë, me logon e saj dhe atë të koalicionit.
Siç dihet “Foltorja” ka nxjerrë kandidatë në 61 bashkitë e vendit, ndërsa në krahun tjetër PL, do të garojë vetëm për Këshillat Bashkiak.