Një 31-vjeçar i identifikuar si Gjon Kodraj është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. Ai akuzohet për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në fshatin Pult të Shkodrës në vitin 2016. Gjykata i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Lënda narkotike u janë gjet dhe asgjësua nga policia, gjatë kontrollit të territorit të fshatit Pult.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar që fshihen në këto dy vende dhe ekstradimin e tyre në vendin ku ata kanë kryer veprën/veprat penale, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gj. K., 31 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Gj. K. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati.