Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në bypassin Orikum-Vlorë.
Mjeti është shkrumbuar në pjesën e tij të parme ndërsa raportohet të jetë djegur pranë rrethrrotullimit të fshatit Tragjas.
Mësohet se automjeti ishte duke udhëtuar këtë aks rrugor dhe nga temperaturat e larta ka pësuar shkëndijë elektrike në motor. Drejtuesi i makinës,shtetasi me inicialet F.D., ka ndjerë tym dhe më pas ka parë flakën dhe fatmirësisht nuk është lënduar. Ai ka dalë nga makina me shpejtësi. Edhe pse zjarrfikësit kanë mbërritur makina është shkrumbuar pothuajse e gjitha.
Ky është një rast i përsëritur në Vlorë ku mjetet në ecje por edhe të parkuara shkrumbohen nga flakët, edhe pse kryesisht kanë qenë defekte teknike dhe temperaturat e larta.
“Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”,njofton policia.