Një avioni i kompanisë ‘Air Albania’ ka marrë flakë ditën e sotme në Rinas. Deri më tani raportohet se një nga motorët e avionit është përfshirë nga flakët në momentin që ai do të shkëputej nga pista e aeroportit ‘Nënë Tereza’.
Në momentin që ka rënë zjarri, raportohet se nuk ka pasur pasagjerë brenda avionit. Dëmet materiale janë të shumta.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat dhe zjarrfikëset.
Pritet njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës për ngjarjen.