Kryetari i Partisë së Lirisë, është fotografuar mesditën e kësaj të Marte në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se Meta është duke zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Takimi mes tyre vjen pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale që u mbajt në “Air Albania”. Prej ditësh ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë duke zhvilluar fushatë së bashku nëpër bashkitë e vendit.
Ditën e djeshme Meta e Berisha ishin në Gramsh ku prezantuan kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.