Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari Diell Çela. Forcat blu bëjnë të ditur se ky person, u paraqit në orën 11:00 në spitalin e Peqinit për të marrë ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri. Çela, aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është 52-vjeçari Sokol Dehima, i cili gjatë konfliktit plagosi me armë Çelën. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.