Doli kundër Bashës, shkarkohet Flamur Noka nga detyra! PD paralajmëron përjashtimin nga Grupi Parlamentar

Duket se brenda Partisë Demokratike nuk ka qetësi! Në kërkim të një stabiliteti brenda saj, përjashtimi i Sali Berishës ka krijuar akoma më shumë përçarje dhe rivalitet duke e ndarë në dy fronte, pro Berishës dhe kundër Bashës.

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deputetit Flamur Noka i cili akuzoi liderin e demokratëve Lulzim Basha që në mbledhjen e Kryesisë, ka “fyer” sipas tij anëtarësinë dhe elektoratin e PD me etiketimin “llum”. Këtë deklaratë Noka e bëri për mediat jashtë selisë së PD, pas takimit të grupit parlamentar demokrat.

Pasi i doli hapur kundër, Lulzim Basha ka shkarkuar sot Flamur Nokën nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe madje ka shkuar më tej duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar.

REAGIMI I PD:

“Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.

Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *