Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” në vendin e njohur si “Varrezat Katolike”, mesditën e sotme.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të krimit, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi, Petrit Vukansi.