LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ngjarja në zonën e ‘Komunës së Parisit’

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka qëlluar me armë pranë një lokali dhe nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë një person tjetër.

Personi i plagosur është shoqëruar për në spital me autoambulancë, por jashtë rrezikut për humbjen e jetës.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një informacion zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, teksa priten të mësohen të tjera detaje në vijim.

Lajmi në përditësim…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *