Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Vlorë. Mediat raportojnë se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në Novoselë, në pronësi të shtetasit me inicialet Gj.N.
Policia konfirmon se fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Nuk dihen gjithashtu motivet e sakta të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/Priza.al/