Ylli britanik i popit Elton John, do të interpretojë në 30 data të reja në Europë dhe në Amerikë në kuadër të turneut të tij të madh të lamtumirës.
Interpretimi i “Your Song” dhe “Candle in the Wind” do të zhvillohet më 11 qershor 2022 në “Paris La Défense Arena”, për turin e tij të fundit të koncertit në Francë.
Këngëtari, 74-vjeçar, kishte filluar turneun e tij të lamtumirës, të quajtur “Farewell Yellow Brick Road” në 2018, duke parashikuar më shumë se 300 data në tre vjet në mbarë botën, para se anulohej në kuadër të krizës shëndetësore botërore.
Turneu do të fillojë në maj të vitit 2022 në Frankfurt dhe do të përfundojë pas gjashtë muajsh në Los Anxheles pasi të ketë kaluar Europën duke debutuar veçanërisht në Milano, Paris dhe Liverpul dhe më pas në Amerikën e Veriut.
Në përfundim të këtij turneu, katër koncerte të tjera do të zhvillohen në Australi dhe në Zelandën e re në fillim të vitit 2023.
/Priza.al/