Lajm i keq për shqiptarët, rriten çmimet për nënproduktet e qumështit, ja sa do të kushtojnë

Industria ushqimore po përshkallëzon rritjen e çmimeve për produktet finale në tregtinë me pakicë, për të reflektuar pak e nga pak kostot e larta të prodhimit që po vijnë nga të gjitha drejtimet.

Në mes të prillit kompanitë e përpunimit të qumështit në vend kanë lajmëruar tregtarët e pakicës se çmimet do të rriten pothuajse të gjitha nënproduktet e qumështit, si djathi, gjiza, gjalpi, salca etj, me 10-15%.

Shkak për këtë të fundit janë bërë shpenzimet e aktivitetit për njësitë e përpunimit të qumështit me 20 për qind, ndërsa në  treg me 12%.

Sakaq, është shkurtuar ditët e punës, duke bëre që fabrikat të punojnë vetëm 4 -5 ditë në javë.

Një nga përpunuesit e mëdhenj të qumështit në vend pohon se çmimi i qumështit nga fermerët gjatë marsit u rrit me 15%, çmimi i energjisë ketë vit është rritur me 300%, gazi është shtrenjtuar me 200%, çmimi i plastikës është rritur gjithashtu.

“Ka një valë kostosh që na ka ardhur si ortek këtë vit dhe jemi munduar ta transferojmë në çmime në mënyrë të përshkallëzuar” shprehet një nga operatorët.

Ndërkohë përpunuesit po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Ofertat në treg për qumësht janë më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti.

Fermerët të cilët dikur rrisnin 1 apo 2 lopë kanë zgjedhur të largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg. Mungesa e prodhimit në tregun e brendshëm me rënien e krerëve po sjell edhe rritjen e çmimeve të bulmetit.

Përpunuesit e qumështit janë në mes dilemave për faliment pasi edhe rritja e mëtejshme e çmimeve i bën ato të konkurueshme nga produktet e importit. P.sh. fabrikat në Itali e blejnë një litër qumësht të fermerët 20-30 cent me lirë se në Shqipëri.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *