Lajm i mirë/ Hapet dogana greke për autobusët shqiptarë

Disa ditë më parë autoritetet greke ndaluan hyrjen e autobusëve të linjave shqiptare në Kakavijë. Pas këtij problemi, ka reaguar dhe ambasada jonë në Athinë, e cila ka takuar nga afër zv-ministrin e Transportit të Greqisë dhe ka bërë të mundur hapjen e kufirit për kompanitë shqiptare të udhëtimit.

Ka qenë këmbëngulja e ambasadores shqiptare, Luela Hajdaraga, e cila ndërhyri pranë autoriteteve greke, për të shmangur një krizë të ngjashme atë të një viti më parë në kufirin dypalësh ku mijëra shqiptarë mbetën të bllokuar nën temperatura mbi 40 gradë.

Ministria greke e Transportit ka deklaruar se ka qenë një gabim njerëzor i bërë prej nëpunësve të kësaj Ministrie që ka sjellë problemin, duke premtuar se do të bëhet çdo gjë e mundur që situata të ngjashme mos të përsëriten më.

Autoritete greke thanë se kanë marrë të gjitha masat që nga sot lëvizja të kryhet normalisht dhe udhëtarët shqiptarë të mos pengohen më në kufi. Në çdo rast, Ministria greke e Transportit, theksoi se lëvizja e autobusëve do të bëhet me 85% të kapacitetit të tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *