Premtim, mashtrim apo e vërtetë? Ja sa vite paga do të përfitojnë ende naftëtarët e Ballshit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, bëri të ditur se, naftëtarët e Ballshit do të marrin sërish pagë nga shteti edhe për 2 vitet në vijim, 2022 dhe 2023.

Marrëveshja 1 vjeçare që naftëtarët kishin lidhur me qeverinë shqiptare përfundoi më 1 nëntor. Ata do të marrin 10 mijë lekë më pak krahasuar me pagën që morën deri në fund të muajit tetorit, në bazë të marrëveshjes së arritur me kryeministrin Edi Rama vitin e kaluar.

“Naftëtarët e Ballshit do të marrin përsëri pagë nga buxheti i shtetit në vitin që vjen. Të 830 naftëtarët në kushte të papunësisë pasi nuk punon rafineria e Ballshit do i kompensojë me 300 milionë lekë, paga do të jetë 30 mijë lekë.

Për të gjithë naftëtarët që nuk rifillojnë punë si në rafineri apo diku tjetër, ne si ministri do të marrim përsipër edhe financimin e tyre në vitin 2023”,- tha Balluku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *