Dinamo luan të mërkurë në 15:00 me Butrintin në Sarandë, sfidë e vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë. Blutë kanë marrë një lajm të mirë, me mbrojtësin Eni Imami që është rikthyer nga dëmtimi.
Qendërmbrojtësi u dëmtua në javën e dytë të Kategorisë së Parë, në ndeshjen me Skënderbeun në transfertë. Mëngjarashi ka bërë vrapime rreth fushës, pa dashur të rrezikojë.
Nëse nesër mundësitë që ai të jetë me grupin janë të pakta, e sigurt është se do jetë me ekipin në fundjavë. Te Nëndetësja vijojnë të shqetësojnë Bardhi dhe Prodani.