Lajm i mirë për fansat e zjarrtë të Squid Game. Pas suksesit të madh që seriali pati në platformën Netflix, regjisori dhe shkrimtari Hwang Dong-hyuk tha se nuk i ka mbetur zgjedhje tjetër veçse krijimit të një sezoni tjetër pas popullaritetit global.
Sipas Netflix sezoni i parë pati 111 milionë shikime dhe sipas analizës së tyre, Squid Game konsiderohet të jetë një realitet vrasës i shoqërisë kapitaliste.
‘Ka qenë një presion i madh, shumë kërkesa dhe shumë dashuri për një sezon të dytë. Është në kokën time për momentin. Po planifikoj procesin. Por është shumë herët për të thënë se si do të ndodhë, por ju premtoj se Gi-hun do të kthehet dhe do të bëjë diçka për botën.’- tha Hwang Dong-hyuk.
/Priza.al/