Kosova në ditët më para ka qenë një prej vendeve që ka psur një numër të lartë të infektuarish me Covid 19, por ditën e sotme ka regjistruar shifra që tregojnë ndejshëm një përmirësim të situatës së pandemisë në vend. Të paktën në 24 orët e fundit, janë shënuar vetëm dy raste të reja dhe asnjë viktimë. Ky lajm i ka u bë i ditur nga ministria e shëndetësisë në një njoftim zyrtarë që ajo bëri.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
29 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
Në total numri i rasteve aktive është 322.
/Priza.al/