Në radhët e Anglisë është ftuar i riu i talentuar i Arsenalit, Emil Smith Rowe, i cili ishte thirrur paraprakisht, por më pas ishte lënë në pritje. Vendimi erdhi pasi nga grumbullimi u tërhoqën për shkak dëmtimi Marcus Rashford i Manchester United dhe si pasojë e një infeksioni viral të James Ward-Prowse të Southampton.
Ndërkohë, Mason Mount i Chelsea dhe Luke Show i Manchester United, nuk udhëtuan as për t’u bashkuar me përfaqësuesen për shkak të gjendjes shëndetësore. I pari ka kryer ndërhyrje të vogël kirurgjikale në gojë, ndërsa i dyti i është nënshtruar protokollit për tronditjet pas një goditje në kokë që ka marrë në ndeshjen e kampionatit.
/Priza.al/