Lajm i mirë/ ‘Rindizen’ shpresat se në Mars ka jetë

Një zbulim i ri i ‘Roverit Cuirosity’ në Mars rindez shpresat për gjetjen e gjurmëve të jetës. Së fundmi është zbuluar një izotop karboni që në Tokë lidhet me proceset biologjike.

Studimi bazohet në analizat e realizuara mbi 24 kampione shkëmbinjsh të marra nga 5 zona të ndryshme të kraterit Gale ku ‘Roveri Curiosity’ është pozicionuar tashme prej 6 gushtit 2012.

Is there water on Mars? | Live Science

Edhe analizimet janë kryer në bord të ‘Roverit’ dhe materiali është nxehur në 850 gradë për të bërë të mundur çlirimin e gazit metan. Në fund është faktuar prania e karbonit 12, madje në sasi të larta në krahasim me çka është gjetur në atmosferën dhe meteoritët marsianë.

New Clues About Potential Life on Mars Revealed by Ancient Meteorite Site  on Earth

Sipas ekspertëve 3 janë mundësitë mbi origjinën e tij. Së pari, karboni mund të mbërrijë në baktere antike, më pas të depozituara në shkëmbinjtë e planetit të kuq. Ndërsa dy teoritë e tjera kanë lidhje me një bashkëveprim të molekulave të ndryshme, e së fundmi me një mjegullnajë ndëryjore e cila është përshkuar nga sistemi ynë diellor në fillesat e kohës.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *