Epidemiologët mendojnë se varanti i ri i COVID-19 mund të sjellë fundin e pandemisë. Kjo sipas tyre mund të ndodhë edhe gjatë vitit 2022 duke e kthyer në një sëmundje te zakonshme endemike. Ndërkohë që konfirmohet se Omicron është më i dobët se Delta edhe pse po përhapet me shpejtësi në popullatë.
Varianti i ri i COVID-19, mund të sjellë fundin e pandemisë. Disa ekspertë vlerësojnë se kjo mund të ndodhë që në vitin 2022. Në këtë kontekst flitet për kalimin nga pandemi në endemi. Pasi shndërrohet në endemik virusi nuk përhapet më në valë agresive, por është vazhdimisht i pranishëm në një nivel më të ulët thonë ekspertët. Ata nuk përjashtojnë as mundësinë që virusi të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe me shumë mundësi përgjithmonë mes njerëzve. Sipas virologut, Christian Drosten varianti Omikron është disi më i dobët se Delta. Ai thotë se ka një reduktim të shtrimeve në spital për shkak të këtij varianti duke u llogaritur 20 deri në 25 për qind më i ulët në krahasim me Delta. Po ashtu edhe numri i qëndrimeve të pacientëve në spital që zgjasin një natë ose më shumë ka rënë me 40 deri në 45 për qind.
Nga ana tjetër ka një rritje të konsiderueshme të numrit të infektimeve me Omicron, gjë që e bën virologun, Hendrik Streeck të jetë i sigurt se çdo qytetar do të infektohet të paktën një herë në jetën e tij me virusin korona. Sipas tij ndaj virusit Corona do të na duhet të bëhemi të vetëdijshëm se gjatë verës mund të jemi më të relaksuar, kurse gjatë vjeshtës apo dimrit duhet të mbajmë maska apo masat e ngjashme mbrojtëse.
/Priza.al/