Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën një personaliteti të shquar të futbollit shqiptar. Sabri Peqini, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 95-vjeçare.
Ai u shpall 4 herë kampion me skuadrën e Dinamos, me të cilët luajti për 4 sezone, gjatë viteve 1950. Nga viti 1974 deri në 1976 ishte edhe si trajner i bluve.
Gjithashtu Peqini ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, ku ka zhvilluar 3 ndeshje.