Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka konfirmuar se sulmuesi Erling Haaland nuk do të luajë kundër Sevillas.
Norvegjezi nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi.
Sulmuesi 22-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e dytë radhazi. Më parë, ai nuk e ndihmoi City në një takim ndaj Leicester. Haaland ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 16 ndeshje këtë sezon.
Manchester City do të presë Sevillan të mërkurën në Champions në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.