Lajme të reja nga Instagrami! Tani do keni mundësi që ‘story-n’ ta bëni deri në 1 minutë

Të reja për Instagram-in. Rrjeti i famshëm social po përpiqet të rinovojë disa funksione. Një seri pamjesh të publikuara nga përdoruesit dhe më pas të konfirmuara nga Roxanne Chinoy, Menaxhere e Partnerit të Strategjisë së Përmbajtjeve të Reels & Community në Instagram, postimeve të përdoruesve do t’u shtohen tingujt dhe muzika. Një opsion që është tashmë aktiv për Stories dhe Reels.

Në menynë e modifikimit të postimeve, së bashku me zgjedhjen e tekstit, vendndodhjes dhe tag të njerëzve, do të shfaqet një menu e re “shto muzikë”.

Në atë moment, ju mund të zgjidhni midis këngëve më të fundit dhe më të njohura ose këngëve tuaja të preferuara. Ashtu si me Reels, titulli i këngës do të shfaqet në kokën e postimit dhe pasi të klikoni mbi të, do të drejtoheni në një faqe ku mund të shikoni të gjitha postimet që kanë përdorur atë pjesë.

Kjo nuk është e gjitha, sepse historitë (Story) do të zgjasin nga 15 sekonda në 60 sekonda. Tashmë, disa përdorues kanë mundësinë për të postuar përmbajtje deri në një minutë. Opsioni është aktualisht i disponueshëm vetëm për përdoruesit e iOS. Së shpejti ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *