Lajmëroi kolegun të mos hynte në galeri por u fut vetë, mbetet i bllokuar prej 48 orësh minatori në Bulqizë pa shenja jete

Kanë kaluar 48 orë që nga momenti që minatori 60-vjeçar Muharrem Plaku, ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës, pasi në galerinë e kromit ku ai punonte, u shemb një sipërfaqe dhe ai mbeti brenda dhe që në atë moment nuk ka asnjë shenjë jete nga ai.

Kjo galeri, e cila menaxhohet nga kompania “KADURTEX”  që administrohet nga Kapllan Durici me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi dhe përmbante brenda 6 minatorë.

Prej dy ditësh, grupet e avari-shpëtimit dhe minatorët kanë nisur gërmimet për të gjetur minatorin, por me çdo orë që kalon duket se shpresat për ta gjetur të gjallë po veniten.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera bëjnë të ditur se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Disa ditë më parë  Muharrem Plaku kishte kuptuar se diçka nuk shkonte mirë dhe se kishte rrëshqitje dherash. Duke ditur se kishte rrëshqitje, ditën kur mbeti i bllokuar, Muharremi i kishte kërkuar kolegut që të mos shkonte me të brenda, megjthatë vetë bëri të kundërtën.

Në ambientet e jashtme të galerisë që ka pësuar shembje ka shkuar edhe djali i minatorit, i cili është në pritje të ndonjë lajmi për babain e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *