Lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për PSG-në/ Një tjetër lojtar do të mungojë ndaj Lille-s

Sergio Ramos ka qenë jashtë që nga fillimi i sezonit me probleme në pulpë, Verratti është jashtë pas një dëmtimi në kofshë, ndërsa Paredes për kuadricepsin e tij.

Edhe Hakimi do të pezullohet për kartonin e kuq, ndërsa Lionel Messi nuk u stërvit sot për arsye të panjohura, por duhet të luajë nesër.

Kësaj situate i shtohet edhe humbja e Kylian Mbappé, duke e bërë emergjente situatën për Pochettinon.

PSG në fakt ka bërë të ditur, se për shkak të një infeksioni në hundë dhe fyt që po i shkakton probleme, sulmuesi francez, golashënuesi më i mirë i klubit poshtë Kullës Eifel në kampionat me 5 gola, nuk do të jetë në fushë nesër ndaj Lille.

Kampioni i botës 2018 do të rifillojë stërvitjet në fillim të javës së ardhshme, shtoi PSG, përpara ndeshjes kundër Leipzig në Champions League.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *