Lajmi bëri bujë por Bora Zemani nuk është shtatzënë!

Moderatorja Bora Zemani ka sqaruar dje se nuk është shtatzënë. Në hyrje të emisionit Cherry on Top, teksa lexoi disa nga komentet që ndjekësit e saj kanë bërë, deklaroi se nuk është akoma shtatzënë.

“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet: “Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.”

“Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, shprehet ajo.

Bora është në një lidhje romantike me aktorin Donald Veshaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *