Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik.
Burime për median bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një të mitur (rreth 10-vjeç), ku dhe është nisur me urgjencë drejt për në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit.
Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.