Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli mëngjesin e sotëm është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Burime për median bëjnë me dije se në orën 9:00, Leli ka hyrë në SPAK pa avokat. Mësohet se Leli po merret në pyetje në lidhje me hetim, por ende nuk ka informacione të detajuara.
Kujtojmë se kryebashkiaku është thirrur edhe më herët në SPAK, si dhe ë3shtë kritikuar nga kryeministri Edi Rama për mbarëvajtjen e punës dhe çështjes së pastrimit së qytetit të Vlorës.