I trishtë është lajmi që vjen nga trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, ku dhe ka bërë me dije se po lufton me kancerin e prostatës.
Gjatë emisionit “Humberto”, ku dhe po shfaqej dokumentari rreth jetës së tij, 70 vjeçari ka deklaruar se po lufton nga sëmundja agresive, ajo e prostatës.
Sakaq, arsyeja se pse Gaal nuk e ka bërë të ditur më herët lajmin është se nuk ka dashur të destabilizojë lojtarët e tij.
“Ata i shohin faqet e mia të skuqura dhe mendojnë: Çfarë njeriu i shëndetshëm! Në fakt nuk është kështu”.
Trajneri i “tulipanëve”, megjithatë ka siguruar se do të fluturojë në Katar në nëntor me Holandën për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Zbulohet se deri tani iu është nënshtruar 25 seancave radioterapie.