Lajmi i trishtë për Hueyda El Saied/ Postimet prekëse të miqve, mesazhi dhe pengu i artistes

Lajmi i ndarjes nga jeta të artistes Hueyda El Saied ka tronditur të gjithë opinionin publik dhe në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar shumë kolegë të saj e VIP-s duke përfshirë këtu edhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Artistja El Saied ka humbur jetën në moshën 46-vjeçare dukë lënë pas një fëmijë dhe bashkëshortin. Fatkeqësisht ajo nuk ia arriti t’ia dilte në luftën me tumorin.

Artistë të ndryshëm shqiptarë, gazetarët, moderatorë, këngëtarë, aktorë dhe analistë….të gjithë mbetën zemërthyer pas këtij lajmi tragjik. Postimet në rrjetet sociale janë mbushur me dedikime prekëse pas humbjes së jetës së artistes.

Nga Edi Rama, Blendi Fevziu, Olti Curri, Rudina Magjistari, Bledi Strakosha, Ervin Kurti e shumë personazhe të tjerë të njohur, kanë mbushur rrjetet sociale me dedikimet prekëse pas lajmit të trishtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Këngëtarja e njohur, Irma Libohova ka zbuluar dhe një nga mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me artisten e ndjerë.

“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s’dua ta besoj!!”, shkruan ajo.

Në intervistën e saj të fundit për Rudina Magjistarin në Tv Klan, artistja Hueyda El Saied do të fliste edhe për një ndër pengjet e pakta që kishte në jetë. Artistja 46-vjeçare e cila u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të marte, në një lidhje nga Luksemburgu në Maj të vitit të shkuar ajo shpjegonte se gjyshi i kishte ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në Itali, ndërsa peng i kishte mbetur një xhiro në bulevard me të.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *