Lajmi mirë/ Pas një muaji patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite

Shqipëria ka arritur njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me  Arabinë Saudite, lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropë dhe Punët e Jashtme. Në njoftimin e ndarë, MEPJ bën të ditur se marrëveshja hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, si dhe do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë  dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre. Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

Më herët, Shqipëria ka finalizuar njohjen e patentave dhe në Gjermani e Itali.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *