Pas lajmit që qarkulloi në media se 12 komisionerë shkuan tek PS-ja, vjen edhe një reagim nga LSI-ja. Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur poshtë lajmin se komisionerët e kësaj force politike kanë braktisur detyrën, dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.
LSI Devoll shkruan se Rilindjen e ka kapur paniku i humbjes, e për rrjedhoj sponsorizon lajme të rreme. Po kështu citohet se të gjithë komisionerët e LSI-së janë në krye të detyrës.
Reagimi i LSI-së Devoll:
Rilindja në Devoll e kapur nga paniku i humbjes së thellë sepse do të dalë forcë e tretë, sponsorizon lajme të rreme. Të gjithë komisioneret e LSI janë në krye të detyrës.