Prezantuesja Andresa Ambrosio është në pritje të ëmbël. Lajmin e ëmbël e ka zbuluar rastësisht një telefonues tek Telebingo, e cila e pyeti Andresën nëse është shtatzënë pasi kështu i dukej nga fustani i gjerë.
Andresa qeshi dhe pastaj iu drejtua Arditit: “Zonja ka të drejtë”. Si të gjithë, i habitur ngeli dhe Arditi i cili e përqafoi Adresën, ndërsa ajo tregoi se kishte vendosur që ta ndante lajmin e ëmbël javën tjetër.