“Lajthitje” në Durrës, dy persona hedhin mobiljet nga ballkoni!

Edhe këtë e pamë! Në pamjet e bëra publike nga vetë Ministri i Brendshëm Taulant Balla, shihen dy persona që hedhin nga ballkoni mobiljet e vjetra. Pas kallëzimit të banorëve të pallatit për prishje të qetësisë publike dhe ndotje të mjedisit, policia i ka arrestuar dy autorët.

 

“Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP! Policia e Shtetit Durrës ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet.

Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit”, ka thënë Balla në reagimin e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *