Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i bërë një ditë më parë në Lushnjë, ku u plagos me 2 plumba në bark 44- vjeçari Kujtim Meta.
Burime për median bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se Meta ka qenë mik i ngushtë me Besmir Hidën, i cili u ekzekutua në vitin 2019. Kujtojmë se Hida është gjithashtu daja i Zamir Latifit, që u ekzekutua në masakrën e Lushnjës në 2017.
Në lidhje me masakrën, një prej të akuzuarve është Laert Haxhiu i cili qëndron përmes emrave të shumëkërkuar të momentit nga policia. Kujtojmë që për masakrën e Lushnjës, është dënuar Orger Bilbili dhe Anterio Kaloshi, e madje, bëhet e ditur se hetimet për atentatit janë fokusuar rreth këtyre dinamikave.
Si ndodhi atentati:
Kujtim Mema është plagosur në bark, ku ka marrë 2 plumba dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës është dërguar në Tiranë. Autori lëvizte më këmbë dhe ka qenë i vetëm.