Nata e dasmës s’kishte si të përfundonte më keq se kaq për çiftin e porsamartuar. Mendjemadhësia ndonjëherë mund të ndikojë që të humbasim çfarë kemi, madje të rrezikojmë edhe jetën. Kështu iu ka ndodhur të rinjve në Bradford të cilët përfunduan në spital. Pas martesës ata morën një Lamborghini me vlerë 200 mijë paund, e cila pas përplasjes shpërtheu në flakë.
Pamjet tronditëse të videove treguan në gjykatë se supermakina u përfshi nga flakët ndërsa ambulanca u pa duke mbërritur në vendngjarje.
Pas një viti nga ngjarja, Ali është shpallur fajtor dhe u dënua me një vit pezullim nga drejtimi i makinës si dhe dëmshpërblim të personit me të cilin u përplas.
/Burimi: Dailymail/ Përshtati në shqip: Priza.al/