Policia spanjolle ka vënë në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Ata akuzohen për prodhimin dhe trafikimin e lëndës narkotike tip kanabis. Operacioni është zhvilluar në Espluga Calba dhe mësohet se janë sekuestruar 2667 bimë kanabis dhe 27 kilogramë gjethe të thata kanabisi.
Grupi u dallua pasi për shkak të pajisjeve që përdornin kishin lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit. Ata kishin montuar shtatë impiante të brendshme në të cilat kishte pothuajse 80 drita dhe transformatorë elektrikë.