Pak kohë më parë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu është bërë baba. Ai po shijon një ndër periudhat më të bukura të jetës, ndërsa është pranë djalit të tij të vogël të quajtur Oliver.
Ai ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook, ndërsa uron miqtë e ndjekësit e tij për një fundjavë të mbarë.
Kjo fundjavë është po kaq e bukur dhe për të, ndërsa duket se i është dedikuar me kohë të plotë djalit të tij, larg angazhimeve politike.
“Të dashur miq. Unë dhe Oliver ju urojmë fundjavë të bukur”, shkruan ai bashkëngjitur fotos në fjalë.