Kryeministri Edi Rama në samitin e ‘Open Ballan’ u kërkoi shqiptarëve që të tregojnë solidaritet në lidhje me largimin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Rama tha se Abazoviç do të qëndrojë gjatë në detyrë deri sa të largohet nga posti, pasi sipas tij sa më shumë të kalojë koha aq më shumë njerëzve do u vijë keq që e kanë larguar.
“Kam parë pak ministra që kanë qëndruar në detyrë më shumë se kur kanë ikur nga posti. Kjo e njëjta për Dritanin. Ai do e thyejë këtë rekord, sa më shumë të kalojë koha aq më shumë njerëzve do u vijë keq që e kanë larguar, se mund të kishte larguar shumë më shpejt nëse do e kishin mbajtur. Ky solidaritet shqiptar mund të ishte shumë më i madh”, tha ai.