Gledis Nano, i sapoemëruari në postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit do marrë sot zyrtarisht detyrën e tij të re. Në orën 09:30, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të tij.
Aktiviteti do të zhvillohet në ambient të hapur dhe për këtë arsye, të gjithë ata që do të shkojë ta ndjekin, duhet të marrin masa për shkak të motit. Vendi sot është nën pushtetin e shirave të dendur.
Njoftimi zyrtar:
Mirëmëngjes kolegë! Në orën 09:30, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ju ftoj të merrni pjesë për ta ndjekur. Aktiviteti do të zhvillohet në ambient të hapur, ndaj ju lutem merrni masa për shkak të motit. Mirardhshi!
/Priza.al/