Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për lagimin e ish-deputetëve Grida Dumës dhe Alfred Rrushajt nga Partia Demokratike. Berisha tha nuk preferon të komentojë vendimet individuale që marrin të tjerët.
Ndërsa për kandidimin e deputetit Luçiano Boçi në primare për bashkinë e Elbasanit Berisha e vlerësoi si një përkushtim të madh ndaj qytetit. Ai shtoi se Boçi është një figurë që respektohet në Elbasan dhe jo vetëm dhe se është kandidatura më e mirë për bashkinë.
Deklaratat kreu i PD i bëri i ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ ku i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi në lidhje me përlotjen e deputetëve demokratë Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka në momentin që Duma dha dorëheqjen, Berisha tha se emocionet janë njerëzore pasi akush nuk është prej guri.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: U largua Grida Duma, e quajtët edhe Nora e Kelmendit. U largua edhe Alfred Rrushaj. Po krijohet ideja që PD është aq e mbaruar sa më mirë të punosh në Top Channel sesa të rrish aty.
Sali Berisha: Këto janë vendime individuale. Preferoj të mos i komentoj vendimet e tyre. Vendimet individual.
Enton Abilekaj: Rrushaj përshembull u zhgënjye sepse nuk u bashkuat.
Sali Berisha: Nuk preferoj ti komentoj vendimet individuale.
Enton Abilekaj: Po vendimin e Bocit që nënkryetari i PD, të futet në primare. Si e mendoni, që nënkryetari të futet për një bashki?
Sali Berisha: Është përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe si Elbasani. Boci është shumë i respektuar në Shqipëri dhe Elbasan.
Enton Abilekaj: Ju mendoni se mund ta fitoni Elbasanin?
Sali Berisha: Besoj thellësisht se është kandidatura më e shkëlqyer për atë qytet.
Neritan Sejamini: Është një akt që duhet përshëndetur sepse është sakrificë nga zoti Boci. Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë gara shumë të rëndësishme, ku PD duhet të dëhsmojë fushatë dhe imazh ndryshe, forë, kurajo, qytetari, që zgjedhjet të shërbejnë si një hap përpara.
Ylli Rakipi: Qarjen për zonjën Duma ju e patë.
Sali Berisha: Emocionet njerërzore janë, nuk janë prej guri. Isha njëherë në Vatikan. Po prisja të hyja në audiencë. Shoqëruesi ynë tregon dicka, një pikturë, një grua të bukur. Ai foli me pasion. Dikush nga grupi ynë i tha, po edhe ky pasion këtu? Tha non siamo della pietre, nuk jemi të gurtë… Edhe aty nuk janë të gurtë ata, emocionet janë emocione.