Largimi i shqiptarëve, Berisha bën paralajmërimin: Pas 16 viteve nuk do të ekzistojmë më

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria do të reshtë së ekzistuari si vend pas 16 viteve, nëse largimet e shqiptarëve, vijojnë me të njëjtat ritme. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë dhe se Partia Demokratike duhet ta luftojë atë.

Ai shtoi se demokratët do të angazhohen në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do t’i ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Ne duhet ti dalim zot Shqipërisë, duhet ti shkurtojmë kohën e qeverisjes Edi Ramës, kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë. Ne duhet të angazhohemi në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do të na ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike si një kufomë e vërtetë politike që është sot. Këto detyra të vështira të mëdha, komplekse, i përmbushin dhe do të mund ti përmbushin vetëm misionarët. Dhe ju, anëtarët, simpatizantët tanë sot janë misionarë. Misionarë për shpëtimin e vendit, misionarë për të ndaluar këtë rrokullisje në honet e historisë që ka sot Shqipëria. Një vend që në 8 vite humbet 35 % të popullatës, me këto ritme pas 16 vitesh nuk do të ekzistojë më. O sot o kurrë ti dalim zot dhe ne do ti dalim zot. Por kjo kërkon secili një bilanc personal pune. Çdonjëri nga demokratët të përpiqet, të sakrifikojë dhe ju garantoj se sot i kemi bërë, do i bëjmë një shërbim shumë më të madh të Shqipërisë se sa 1991. ’91 ishte një ortek Europian, diktaturat ranë njëra pas tjetrës, kurse tani kemi narko shtetin, i cili nëse ne nuk e luftojmë pa kompromis, Edi Rama mund të vazhdojë shitje votash, blerje votash edhe 20 vite. Ndaj dhe pa humbur durimin”. 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *