Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kanë komentuar largimin e të rinjve nga Shqipëria për të punuar jashtë vendit.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministri Edi Rama në Berlin, ata thanë se “rrjedhja e trurit të një vendi”, i ka shoqëruar të gjitha vendet e BE dhe ato jo anëtare që kanë qenë në procesin e negociatave.
Më tej, theksuan se që të rinjtë të jenë të motivuar për të qendruar në vendet e tyre qeveritë duhet t’u japin shpresë, vende më të mira pune dhe të rrisin standardet e jetesës.
“Ata që do bashkohen me BE do duhet ta pranojnë këtë koncept të lëvizjes së lirë. E thjesht për të rinjtë ta marrin vendimin kjo është diçka që pasuron përvojat e avantazhet. Lëvizja e lirë për qëllime puinësimi është e mirë. Rrjedhja e trurit problem për vendet, po, por shumica kthehen e vendi përfiton nga përvojat që kanë arritur jashtë. Po të shihni Gjermaninë do shihni që ka shumë gjermanë në Evropë që ikin për 15 vjet ndonjë herë kthehen ndonjë herë jo. Kjo funksionon kështu për të gjithë.
Çfarë të bëjmë që të qëndrojnë në vendin e tyre? Përgjigja e vetme është shpresa nëse krijojmë atmosferë më të mirë ekonomike vende të mira pune e të ardhme me të mirë kjo është përgjigja”, tha Scholz.
“Lëvizja e lirë për qëllime punësimi, do e shihni që e kemi pasur këtë proces në çdo vend që ka qenë në proces anëtarësimi. Sa më pranë i afrohemi anëtarësimit aq më pak është i fortë ky efekt. Rritja e standarteve të jetesës është zgjidhja.
Duke qenë se kjo kërkon kohë për familjet në BP e ata duan t’i mbajnë të rinjtë e tyre afër kjo është e vështirë. Ka shëmbuj të mirë kur ka marrëveshje kufitare për mjekët të bëjnë shkëmbim për disa vjet e më pas të kthehen e të japin nga përvoja. Ka shumë shembuj të mirë e është diçka nga e cila mund të mësojmë”, u shpreh Von der Leyen.